2120 kandidatë hynë në provim për policë në Shqipëri, zgjidhen 500

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Sot pritet që 2120 aplikantë t’i nënshtrohen testit për tu bërë pjesë e akademisë së Policisë. Në total numri i fituesve do të jetë 500. Kjo është faza e parë, që përfshin aplikantët e qarqeve Tiranë, Durrës, Berat dhe Fier.

Më pas, në orën 12 të mesditës, do zhvillohet faza e dytë me aplikantëve e qarqeve të tjera. Testimi, do jetë një proces tërësisht i monitoruar, me kamera.

Telefonat dhe komunikimi i aplikantëve në momentin që do fillojë testimi, nuk do lejohet.

Ky është testimi me shkrim, nga ku do përzgjidhen në total 500 fitues, nga 2120 aplikantë që janë në total.

Të ngjashme