Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sipas Klan News një 22 vjeçare e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë, e cila para dy javësh kishte sjellë në jetë foshnjën e saj.
E reja prej disa ditësh ishte e shtruar në spital dhe ka qenë në intubim, por sot ka humbur betejën me Covid dhe ka ndërruar jetë.
22-vjeçarja foshnjën e solli në jetë me operacion dhe pse ishte në gjendje të rëndë nga COVID-19. Ndërkohë foshnja mësohet se gëzon shëndet të plotë.