- Ministri i Propagandës së Millosheviqit, President i Serbisë, dhe atë me imazh të një “burrështetasi modern, pro-perendimor dhe reformator.”
- Zëdhënësi i Millosheviqit, Kryetar i Kuvendit të Serbisë dhe atë me paturpësinë e gjykimit të “krimeve të shqiptarëve në luftën e Kosovës” në forume ndërkombëtare.
- Serbia paraqitet dhe trajtohet si viktimë e luftës së Kosovës nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, aq sa Kosova u detyrua të krijojë Dhomat e Specializuara në Hagë për të trajtuar një prodhim fiksioni në regji të Dick Marty-t.
- Lufta çlirimtare ndiqet penalisht si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku përpjekja për liri është përkufizuar si “plan kriminal” për sundim të vendit.
- Lufta brutale për pushtet në Kosovë, që nuk ka ndarë individët/politikanët nga lufta çlirimtare, ka armiqësuar një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë me UÇK-në, aq sa sot luftëtarët e lirisë – nëse e përmendin kontributin e tyre në luftë – duhet të arsyetohen se nuk ishin kriminelë të luftës apo të pas-luftës.
E dimbshme në çfarë situate paradoksale na gjen ky përvjetor i ndoshta datës më shpresëdhënëse të historisë tonë.
Fatkeqësisht, vendi ka mbetur në mëshirën e njerëzve që mendojnë se historia fillon me ta.
Historinë nuk duhet ta glorifikojmë. Thjeshtë duhet ta respektojmë, me gjitha të mirat dhe të këqijat që mund t’i ketë.
Mosrespektimi i historisë është mohim i vetëvetës.
Shoqëritë që nuk e respektojnë historinë e tyre zhbëhen.