227 persona kanë vdekur në aksidente rrugore gjatë vitit 2019 në Shqipëri

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas në Shqipëri kanë ndodhur 135 aksidente rrugore, ku si pasojë kanë vdekur 24 persona nga 23 persona të vdekur në dhjetor të vitit 2018.

Kështu thuhet në njoftimin e INSTAT-it, ku në vitin 2019, numërohen 1,498 aksidente rrugore nga 1,718 aksidente të ndodhura në vitin 2018, duke u ulur me 12.8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Në muajin dhjetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 24 persona nga 23 persona të vdekur në dhjetor 2018. Në vitin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 227 persona nga 213 persona në vitin 2018. Në muajin dhjetor 2019, aksidentet rrugore, në 91.9 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit”, thuhet në njoftim

Po ashtu, INSTAT thotë se numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25.9 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej.

“Në muajin dhjetor 2019, aksidentet rrugore, në 91.9 për qind të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 25.9 për qind të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 18.6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, përfundon njoftimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme