23 mijë “terroristë të mundshëm” jetojnë në Britani

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 13:59 | Nga

Rreth 23,000 ekstremistë që jetojnë aktualisht në Britani janë identifikuar nga shërbimet e inteligjencës si terroristë të mundshëm, raporton “Times”, duke cituar zyrtarët e qeverisë. Rreth 3,000 prej tyre janë nën hetim si kërcënime të mundshme.

“Shkalla e madhe” e kërcënimit terrorist në Britani është zbuluar pas sulmit të Mançesterit,ku u vranë dhe plagosën dhjetëra të rinj.

Agjencia britanike e Inteligjencës, MI6-ta po heton për 3,000 individë, raporton gazeta britanike, duke shpjeguar se lista e të dyshuarve është përditësuar vazhdimisht.

Autori i sulmit të fundit terrorist në Mançester, Salman Abedi, ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës, të cilat ishin paralajmëruar 5 herë për rrezikun që ai paraqiste.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme