Njëzet e tre njerëz vdiqën në Norvegji brenda disa ditësh pasi morën dozën e parë të të vaksinës Pfizer të COVID-19.
13 prej tyre që ishin pacientë në shtëpi pleqsh duket se patën lidhje me efektetet anësore të dozave, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë.
Reaksionet e zakonshme ndaj vaksinës, përfshirë ethet dhe të vjellat, “mund të kenë kontribuar në rezultatin fatal te disa pacientë më të dobët”, tha Sigurd Hortemo, mjeku kryesor në Agjencinë Norvegjeze të Barnave, në një deklaratë të premten.
Megjithë këto vdekje, zyrtarët nuk po shprehin shqetësim serioz dhe po vazhdojnë të rregullojnë udhëzimet e tyre se kush duhet të marrë vaksinën shkruan New York Post.
Lajmi vjen pak më shumë se një javë pasi zyrtarët raportuan vdekjet e vetëm dy banorëve të shtëpisë së pleqve pasi ata morën dozën e parë Pfizer.
Më shumë se 30,000 njerëz në Norvegji kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer ose Moderna të koronavirusit që nga fundi i muajit të kaluar, sipas shifrave zyrtare.