Mjekët të painteresuar të vaksinohen, vaksinën e marrin 3 700 profesionistë shëndetësorë

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 12:52 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi në një konferencën për medie tha se gjatë së hënës janë vaksinuar 120 profesionistë shëndetësorë, kurse në total numri ka shkuar në 3 700 të vaksinuar, raporton Ekonomia Online.

Përderisa sipas tij, numri i përgjithshëm i atyre që kanë marrë vaksinën është rreth 28 mijë persona.

“Sot është dita e gjashtë e vaksinimit të personelit shëndetësor, ku në këto momente sa flasim janë vaksinuar 120 persona, ndërsa në total është 3700 nëse llogarisim totalin e përgjithshëm të vaksinave edhe AstraZeneca edhe Pfizer shkon deri në 28 mijë vaksina të ofruara”.

Ai ka sqaruar se shumë persona të grupmoshave të ndryshme kanë ardhur për tu vaksinuar, por që sipas tij, sipas planit vetëm personeli shëndetësorë është vaksinuar.

“Interesimi është i madh i grup-moshave pa dallim e edhe ata me sëmundje kronike, por ky kontingjent ka qenë për personelin shëndetësor, por në bazën e asaj që na rekomandohet”

“…nga nesër e tutje do të presim rekomandime që na vinë që t’i zbatojmë rreth kategorive të vaksinimit”, theksoi tutje ai.

Bardhi tha që vaksinat AstraZeneca kanë përfunduar përderisa janë duke vazhduar me vaksinën Pfizer.

“Ne në sallën 1 Tetori procesi u vaksinave AstraZeneca ka përfunduar presim të tjera tashmë”.

“Ekipet janë minimizuar si shkak që të pushojnë për kontingjente tjera pasi edhe numri i interesimit është më i vogël”.

“Jo ne i kemi dy ekipe sot, sepse dje kemi pasur shumë ekipe si pasojë që nuk ka shumë të interesuar këto ditë për vaksinim dhe kjo ka qenë arsyeja që i kemi lëshuar për pushim”, përfundoi Bardhi.

Të ngjashme