Me lansimin e Modelit 3, Tesla është duke lëvizur nga një treg niche në një treg masiv.
Gjatë dekadës së fundit, Tesla është bërë një lider global për makinat elektrike.
Në të njëjtën kohë, Modeli S dhe Modeli X SUV janë bërë standardet e performancës për konkurrentët që kërkojnë të hyjnë në segmentet e tyre përkatëse.
Të dy makinat janë prodhuar në fabrikën e saj në Fremont të Kalifornisë.
Siç mund të prisni nga një kompani e drejtuar nga Elon Musk, fabrika e Tesla është një nga ndërtesat më të avancuara të prodhimit të automjeteve në botë. Është e pajisur me më shumë se 100 robota.
Lexoni 24 fakte interesante për kompaninë Tesla:
1. Fabrika e Tesla ndodhet në Fremont, Kaliforni.
2. Fabrika e Tesla i kaloi 20 vitet e para të jetës së saj si pjesë e General Motors derisa u mbyll në 1982. Në vitin 1984, fabrika u rihap si NUMMI ose New United Motor Manufacturing Inc.
3. Ndërmarrja e përbashkët NUMMI mbaroi në vitin 2009, e cila lejoi që Tesla të blejë fabrikën në vitin 2010.
4. Besoni apo jo, kjo është fabrika e fundit e makinave e mbetur në shtetin e Kalifornisë.
5. Sapo hyn në fabrikën e Tesla, mund të shohësh makinat Model S në rresht së bashku me stacionet SuperCharger.
6. Fabrika zë një sipërfaqe prej 510.000 m².
7. Çfarë përdorin njerëzit për të lëvizur brenda fabrikës? Biçikleta!
8. Sapo hyn në fabrikë mund të shikosh prototipet e modeleve të ndryshme. Në foto është prototipi i “Red Alpha”. Ai ishte prototipi i parë i Modelit S. Tesla thotë se ata shpenzuan rreth 2.2 milionë $ në prototip.
9. A e keni menduar ndonjëherë se si duket një Model S i Tesla pa trupin? Ja se si duket.
10. Ndërsa futesh në pjesën e prodhimit të fabrikës, përshtypja e menjëhershme që çdo vizitor ka është se gjithçka është shumë e pastër dhe e mirëorganizuar.
11. Fabrika përbëhet nga dy linja kryesore prodhimi. Në atë kohë, linja një iu dedikua Modelit S, ndërsa linja dy është përgjegjëse për Modelin X.
12. Modeli S është duke marrë formë.
13. Këto makina sapo kanë dalë nga seksioni i bojës.
14. Vendosja e baterive.
15. Këto robota po vënë së bashku energjinë elektrike të Teslës.
16. Motori i Model X.
17. Dy nga robotët më të mirë të fabrikës punojnë së bashku. Ata quhen Wolverine dhe Iceman.
18. Gjatë vizitës në fabrikë, mund të shihen rreth 150 robotë që punojnë në të njëjtën kohë.
Lexo: Modeli 3 i Tesla po sjell një nga ndryshimet më të mëdha të dizajnit në historinë e makinave
19. Megjithatë, jo të gjitha makinat janë bërë nga robotët. Kompania aktualisht punëson disa mijëra persona.
20. Shumë pjesë të makinës, siç është ndriçimi i brendshëm, duhet të instalohen me dorë.
21. Ky model S po pret vendosjen e pjesës së brendshme.
22. Dhe ja ku është. Modeli S i përfunduar.
23. Megjithatë, puna ende nuk ka përfunduar. Makinat e kompletuara duhet të dërgohen në dinamometër për të vlerësuar prodhimin e energjisë dhe pastaj të përgatiten për shpërndarje.
24. Në vitin 2016, Tesla prodhoi rreth 80 000 makina.