Tesla synon t’i punësojë 12 mijë punëtorë

Prishtinë | 26 Pri 2021 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike, Tesla, ka njoftuar se fabrika që gjendet afër Berlinit të Gjermanisë, do punësojë 12 mijë punëtorë, të cilat do shërbejnë me kapacitete të plota.

Siç shkruajnë mediat e huaja, kompania amerikane do punësojë afro 40 mijë punëtorë deri në fazën përfundimtare, ndërsa në prodhimi i veturave elektrike në qytetin Gruenheide do nis në korrik të këtij viti.

Është bërë e ditur se drejtori i Teslas, Elon Musk, do ndërtojë një fabrikë të madhe të baterive në këtë zonë, duke rritur numrin e investimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme