Rasti i lopës në Graçanicë shkon në KPK, Tomë Gashi kërkon shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Rasti i bariut Hashim Miftari, i cili u mbajt për 48 orë në ndalim pasi njëra nga lopët e tij hyri në oborrin e Gjykatës në Graçanicë, ka marrë një zhvillim të ri.

Miftari, së bashku me avokatin e tij, Tomë Gashi, i janë drejtuar Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), duke kërkuar inicimin e procedurave për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta, i cili kishte urdhëruar ndalimin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati Gashi përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se kërkesa i është dorëzuar kryesuesit dhe anëtarëve të KPK-së.

Sipas Gashit, kërkesës i janë bashkëngjitur edhe provat që, sipas tij, dëshmojnë dyshimet për veprime të kundërligjshme nga ana e prokurorit.

“Kërkesës për shkarkimin e prokurorit Blerim Igrishta i kemi bashkangjitur të gjitha provat që vërtetojnë se në veprimet e këtij prokurori manifestohet dyshimi i bazuar se ky prokuror me rastin e arrestimit të paligjshëm – caktimin e masës së ndalimit për 48 orë kundër klientit tim z. Hashim Miftari, lopa e të cilit më 13.11.2026 ka hyrë për të kullotur në oborrin e Gjykatës në Graçanicë”, ka shkruar Gashi.

Të ngjashme