Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 13:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes Kurti 2 janë shënuar rezultate në fushën e sigurisë, përmes luftimit të krimit të organizuar, goditjes së grupeve kriminale dhe intensifikimit të luftës kundër trafikimit dhe shpërndarjes së narkotikëve.

Sveçla, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka theksuar se gjatë kësaj periudhe është avancuar edhe shtrirja e sovranitetit dhe prania institucionale në veri të Kosovës, duke luftuar strukturat ilegale dhe duke krijuar kushte për zbatimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e vendit.

Sipas tij, këto rezultate janë reflektuar edhe në vlerësimet ndërkombëtare, ku Kosova është renditur ndër vendet me nivel të lartë të sigurisë publike dhe besimit të qytetarëve në institucionet e rendit dhe ligjit.

Ai ka vlerësuar se përparimi në këtë fushë ka ndikuar në forcimin e pozitës së Kosovës si faktor i sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe evropian.

Në fund, Sveçla ka falënderuar zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive në kuadër të saj për kontributin e dhënë, duke theksuar se angazhimi për sigurinë e qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Të ngjashme