Midis epshit dhe inovacionit: Kapitullimi i korporatës NVIDIA apo fillim i ri ?

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 13:26 | Nga Arsim Ajeti

Korporata më inovative në botë, Nvidia, aktualisht po përballet me një nga krizat më të mëdha që nga themelimi i saj.

Në shikim të parë, ndikimi i aferës intime duket si një situatë alogjike për një gjigand të teknologjisë së cipave intelegjent, dhe kjo për faktin se çipat e prodhuar nga Nvidia janë në gjendje jo vetëm të automatizojnë cdo aplikacion sofverikë, por dhe të rrisin
efektshmërinë duke ulur koston në të njëjtën kohë.

Thënë shkurt, çdo gjë që ka të bëj me produktivitetin dhe çështjet organizative e deri te përpunimi i të dhënave komplekse tani trajtohen përmes çipave AI.

Tash e një kohë, çipat më të fundit si ‘Blackwell’ apo ‘Rubin’ janë ndër më të kërkuarit në treg, jo vetëm për bizneset e mëdha Amerikane por edhe për ato Aziatike dhe Evropiane.

Atëherë si shpjegohet rënia e aksioneve Nvidia nëse çipat e saj janë më të avancuarit
në botë ?

Këtu qendron thelbi i gjithë gjësë, sepse luhatja apo volatiliteti nuk ka të bëj me produktin apo stabilitetin financiar të korporatës Nvidia, por për gjëra absurde dhe irrelevante për biznesin me inovativë në botë. Kjo për faktin se epshi i një njeriu shkaktoi humbje të jashtëzakonshme financiare, diku rreth 900 miliardë dollar sipas kalkulimeve të Bloomberg.

Ndonëse aferat intime kanë qenë të njohura përgjatë historisë njerëzore, afera e fundit që përfshin CEO-në Jensen Huang, duket se është më e kushtueshmja në botë, duke lënë në hije edhe skandalin ‘Lewinsky’ apo aferën e Helenës së Trojës.

Kjo dhe mbetet arsyeja banale e krizës me të cilën Nvidia po përballet sot.

Përndryshe, Nvidia është e listuar me kodin [NVDA] në bursën NASDAQ, ndërsa ky skandal nga ekspertët e tregjeve po konsiderohet si humbja më e madhe financiare e një korporate të listuar në bursat ndërkombtare.
Por a është situata vërtet aq kritike sa e paraqesin mediumet amerikane ? Vështirë të argumentohet se afera ishte një vepër spiunazhi, prandaj Z.Jensen u rikthye në detyrë me ndërhyrjen e Presidentit Trump, dhe kjo u bë e mundur pasi që nuk ka ndonjë deshmi se Z.Jensen ishte pjesë e ndonjë konspiracioni global.

Megjithatë, për ta sqaruar sadopak këtë kakofoni mediatike ne duhet cekur të dhënat
më të fundit si dhe tri faktorët kyç:
-shtrirjen globale të korporatës,
-cilësinë e produkteve, si dhe-të ardhurat financiare

Raportet e tremujorit të fundit tregojnë qartë se Nvidia jo vetëm që ka rritur shitjet e çipeve të saj duke arritur të ardhura rekord (mbi 150 miliardë dollarë për periudhën korrik–tetor), një rritje prej 103% krahasuar me tremujorin e njëjtën me vitin që lam pas, duke arritur të akumulojë para të gatshme (cash flow) rreth 44 miliardë dollar.

Prania e Nvidia-s në sektorët kyç si teknologjia e informacionit, inteligjenca artificiale, robotika, e bën korporatën Nvidia unike në treg. Në thelb, Nvidia ka një monopol në shkallë globale duke mbuluar rreth 75% të tregut të përgjithshëm të çipave AI, sipas
Bussineswire.

Kjo, në vetvete, tregon se kompania ndodhet në pozicionet e saj më të fortë ndonjëherë për sa i përket prodhimit dhe stabilitetit financiar.

Ndonjëherë, çmimi aktual i aksioneve që tregtohen në bursë nuk pasqyron kapacitetin e
vërtetë apo vlerën reale të një kompanie.

Aksionet mund të tregtohen mbi vlerën e tyre thelbësore – siç është rasti me Anthropic për shembull, ose nën të, siç kemi rastin me Nvidia, dhe kjo shërben si një indikator për investitorët me përvojë të cilët shpesh i konsiderojnë këto kriza si një mundësi e artë për investime afat-gjata, apo siç bankerët rëndom e quajnë ‘long term’.

Të ngjashme