“Rruga A”, në Prishtinë hapet sot për qarkullim

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

“Rruga A” në Prishtinë do të hapet sot zyrtarisht për qarkullim, me ç’rast do të bëhet edhe përurimi i saj me emrin “Jim Xhema”.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ceremonia e përurimit do të mbahet sot, duke filluar nga ora 18:30, në bashkimin e rrugës “B” me rrugën “A”, te rrethrrotullimi.

Në ceremoni do të marrin pjesë kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, dhe drejtoresha e Investimeve Kapitale, Zyhrije Pllana.

Komuna e Prishtinës ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë ngjarje.

Të ngjashme