Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, si dhe për qëndrimet e Aleancës në një periudhë kur Kosova po përballet me krizë të thellë energjetike.
Ai ka theksuar se Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë dhe të arriturave të Kosovës si shtet.
Gjini ka shprehur gjithashtu falënderimin për angazhimin personal të Prattipatit dhe për ndihmën e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.