Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet shkëmbejnë puthje në ndeshjen e Lakers

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet shijuan një mbrëmje romantike në Los Angeles, teksa u shfaqën së bashku në ndeshjen e basketbollit mes Los Angeles Lakers dhe Utah Jazz.

Çifti u fotografua duke biseduar, qeshur dhe shkëmbyer puthje gjatë ndeshjes në Crypto.com Arena.

Në një moment, Kylie u pa duke i treguar diçka aktorit, ndërsa ai e dëgjonte me vëmendje, shkruan DailyMail.

Për këtë dalje, 29-vjeçarja kishte zgjedhur një bluzë të zezë prej lëkure me një prerje në pjesën e përparme, xhinse dhe taka argjendi.

Ndërsa Chalamet kishte veshur pantallona të gjera prej lëkure, një bluzë me kapuç dhe atlete.

Dyshja, e cila është në një lidhje që prej vitit 2023, ka marrë pjesë së bashku edhe në disa ndeshje të tjera të NBA-së, duke u shfaqur gjithnjë e më shpesh në publik. /Telegrafi/

Të ngjashme