Nën masa të rrepta sigurie, Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia

Prishtinë | 18 Nën 2026 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Vizita në shtëpi u realizua për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Gjatë largimit të Krasniqit, qytetarë të shumtë ishin mbledhur pranë shtëpisë së tij, duke e përcjellë me brohoritjet “UÇK, UÇK!”.

Sipas burimeve të Ekonomia Online, Krasniqi do të qëndrojë sonte në objektin e EULEX-it, ndërsa nesër pritet të ketë edhe një vizitë tjetër në shtëpinë e tij.

Jakup Krasniqi, njëri nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare në shkallën e parë është dënuar me 25 vjet burgim për krime lufte.

Të ngjashme