E ardhmja e Alejandro Baldes te Barcelona është vënë në pikëpyetje, pasi Paris Saint-Germain dhe Juventusi kanë shfaqur interesim për shërbimet e mbrojtësit të majtë.
23-vjeçari nuk ka pasur hapësirën e dëshiruar këtë sezon, duke regjistruar vetëm 124 minuta lojë. Kjo situatë ka shtuar paqartësitë rreth së ardhmes së tij në klubin katalunas.
Sipas mediumit spanjoll El Nacional, agjenti i njohur Jorge Mendes është takuar me Balden për të diskutuar situatën e tij dhe mundësitë për të ardhmen.
Barcelona e vlerëson futbollistin rreth 40 milionë euro, ndërsa Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të tij në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Në anën tjetër, edhe PSG-ja po e monitoron situatën, duke e bërë të ardhmen e mbrojtësit spanjoll një çështje që pritet të marrë vëmendje në afatin kalimtar të ardhshëm