Gjatë ditës së sotme për vizitë në Kosovë qëndroi Jakup Krasniqi, pas gjendjes së rëndë shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Lidhur me këtë vizitë ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi. Sipas Musliu-Shoshit Baca Jakup, një jetë e fale për Kosovën.
Postimi i plotë:
Baca Jakup, një jetë e fale për Kosovën! Sa festa pa familje, sa përqafime të munguara e sa dhimbje të mbajtuna në heshtje. E krejt këto pa kërku kurrë asgjë për vete, veç me e pa një ditë Kosovën Republikë!
E sot, kur Kosova është e lirë, ju me shokë ende larg pragut të shpisë, larg atyne që ja u kanë pritë kthimin me mall e krenari.
A thua, a kemi me mujt najherë me jua dalë hakut?