Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi

Prishtinë | 18 Nën 2026 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Drejtori Gjeneral për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, ka folur në një intervistë për Atlantic Council sa i përket ndryshimit politik në Serbi dhe fitores së Listës së Studentëve.

Koopman ka thënë se janë një mori çështjes të cilat do të diskutohen me përfaqësuesit e shumicës së re në Kuvendin e Serbisë, duke përmendur edhe temën e Kosovës.

Ai ka përmendur gjithashtu edhe rreshtimin me BE-në sa i përket politikës së jashtme dhe sigurisë.

Megjithatë ai ka thënë se ende s’ka një qeveri të re të formuar në Serbi dhe se duhet ndërtohet besimi në mes të Qeverisë së re në Beograd dhe BE-së për të lëvizur gjërat përpara.

“ Unë shoh një rrugë për rifillimin e bisedimeve. S’ka ende qeveri, ka çështje që janë sa i përket pasjes së një politike të jashtme dhe sigurisë dhe për temën e Kosovë. Nëse mund të startojmë me gjërat themelore, progresi mund të bëhet aty shpejt, dhe mund të ndërtohet besimi për të lëvizur gjërat përpara”, ka thënë ai.

Të ngjashme