Kurti takohet me Daniel Serwerin, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë, Serbi dhe SHBA

Prishtinë | 19 Nën 2026 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me profesorin dhe ish-diplomatin e lartë amerikan, Daniel Serwer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe jashtë saj.

Kurti bëri të ditur se takimi i parë mes tyre pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u zhvillua të mërkurën.

Sipas Kurtit, në takim u diskutuan këto zhvillime, si dhe çështje të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.

Ai e falënderoi Serwerin për kontributin e vazhdueshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.

Kurti tha se takimet me profesorin amerikan janë gjithmonë të vlefshme, por koha shpesh nuk mjafton për të diskutuar të gjitha këshillat dhe mendimet e tij.

Serwer, ish-diplomat i lartë amerikan dhe njohës i zhvillimeve në Ballkan, në vizitat e tij në Kosovë është pritur edhe më parë nga kryeministri Kurti.

Të ngjashme