Presidentja takohet me ambasadoren suedeze, flasin për sundimin e ligjit

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson, raporton Ekonomia Online.

“Presidentja vlerësoi veçanërisht mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik”, ka njoftuar presidenca.

Sipas njoftimit, Presidentja theksoi rëndësinë e mbështetjes së Suedisë për integrimin evropian të Kosovës dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

“Ajo gjithashtu ngriti nevojën për bashkëpunim në forcimin e kapaciteteve për përballimin e kërcënimeve hibride. Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të shkëmbimeve tregtare dhe investimeve suedeze në Kosovë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme