Sadiku i akuzon deputetët e VV-së për hipokrizi: E votojnë Bordin e ZRRE-së, pastaj e kritikojnë për “llajka”

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, ka kritikuar deputetët e VV-së për siç ka thënë ai hipokrizi.

Ai ka thënë se ata i votojnë anëtarët e Bordit të ZRRE-së në Kuvend, ndërsa më pas të njëjtin i kritikojnë anëtarte që i kanë votuar vetë.

Në profilin e tij në Facebook, Sadiku ka shkruar se këtë gjë ata e bëjnë për “lajka”.

“Veç sa për me qenë të qartë. Anëtarët e Bordit të ZRRE-së intervistohen dhe përzgjidhen nga Qeveria (VVja). Madje, në rastin e fundit, ishin përzgjedhur disa nga kandidatët me më pak pikë në intervistë. Kur kërkova sqarim në Kuvend, përgjigjja e ministres ishte: “Kështu i kemi përzgjedhë ne. Kur t’i fitoni ju zgjedhjet, i përzgjedhni vetë.” Deklaratë publike kjo”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Pastaj, këta anëtarë votohen në Kuvend nga shumica parlamentare, pra nga VV-ja. E tash, po këta deputetë të VV-së i kritikojnë dhe u kërkojnë llogari, sepse e dinë mirë që me iu çepu ZRRE-së merr do llajka e pak popullaritet. Me i përzgjedhë vetë, me i votu vetë e pastaj me u sjellë sikur je në opozitë, është hipokrizi politike. Logjikë kjo s’ka. As edhe pak”, ka shkruar ai.

Të ngjashme