Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, kanë nënshkruar të mërkurën një memorandum bashkëpunimi për punësimin e grave viktima të dhunës në familje, raporton Ekonomia Online.
Memorandumi synon krijimin e mundësive për punësimin e këtyre grave në biznese dhe kompani të ndryshme, me qëllim të sigurimit të pavarësisë ekonomike dhe lehtësimit të përfshirjes së tyre në tregun e punës.
