Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) do të prezantojë nesër, më 25 nëntor, programin zyrtar të manifestimit tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2026”, i cili këtë vit organizohet me moton “Unë konsumoj produkte vendore, po Ju?”.
Konferenca për media do të mbahet në ora 13:00, në zyrat e Aleancës Kosovare të Bizneseve në Prishtinë.
Gjatë konferencës do të prezantohen aktivitetet, objektivat dhe programi i manifestimit, i cili ka për qëllim promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore, fuqizimin e prodhuesve kosovarë, si dhe mbështetjen e bizneseve vendore.
AKB ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të marrin pjesë në këtë konferencë dhe të kontribuojnë në përcjelljen e mesazhit për mbështetjen e prodhimit vendor dhe zhvillimin e bizneseve kosovare.