“Ku janë?”, Bajrami sfidon Qeverinë të dëshmojë investimet në 74 çerdhe

Prishtinë | 25 Nën 2026 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar Qeverinë duke i bërë thirrje që të publikojë listën e 74 çerdheve për të cilat pretendohet se janë investuar 42 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka kërkuar të bëhet publike se ku janë realizuar këto investime, duke thënë se deri më tani nuk janë parë çerdhet për të cilat është raportuar.

“E sfidoj Qeverinë me bë publike listën e 74 çerdheve ku qenkan ‘investu’ 42 milionë euro. Ku janë çerdhet, se deri më tani nuk i kemi pa”, ka shkruar Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka kërkuar transparencë për mënyrën se si janë realizuar investimet.

“Për 42 milionë euro s’po dyshoj që nuk i keni shpenzu”.

Të ngjashme