24-orëshi më i rëndë për Italinë, 475 të vdekur nga Coronavirusi

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Plot 475 persona kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit si pasojë e pandemisë Covid-19, raporton BBC.

Kjo shënon 24-orëshin më të rëndë në këtë vend, qëkur shpërtheu koronavirusi në shkurt.

Tashmë numri i të vdekurve ka arritur në 2.978. ndërkohë numri i të infektuarve ka mbërritur në 35.713. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.207 raste të reja me Covid-19.

Sipas të dhënave të fundit, 14.363 persona janë të hospitalizuar, e 2.257 në trajtim intensiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme