24 raste të reja me COVID-19 e 14 të shëruar, shkon në 919 numri i të infektuarve në Kosovë

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 21:09 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar 24 raste të reja me COVID-19, në vendin tonë duke çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 919, kurse 14 pacientë janë shëruar sot.

Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR sot janë testuar gjithsej 257 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prej tyre, me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 24 raste.

Pas rasteve të konfirmuara sot, ka arritur në 895 numri i të infektuarve, kurse i të shëruarve 671 dhe gjithsej 29 raste të vdekjes të infektuarve me virusin COVID-19 , të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Komunikata e plotë e IKSHPK:

“NJËZET E KATËR RASTE ME COVID-19 DHE KATËRMBËDHJETË TË SHËRUAR!

Sot më 12 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 257 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 24 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 14 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Përlepnicë, 5 raste Gjilan, 1 rast Velekincë, 1 rast Cërnicë dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prishtinës 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri dhe 1 rast Pestovë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Topanicë-Kamenicë, Mitrovicë dhe Talinoc i Jerlive – Ferizaj.

Sot më 12 maj 2020, janë shëruar edhe 14 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 671 raste.

Më datë 12 maj 2020, nga Klinika Infektive është raportuar edhe 1 rast i vdekjes, e gjinisë femër me moshë 63 vjeç me vendbanim në Rahovec dhe e konfirmuar me COVID-19 me datë 02.05.2020. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 03.05.2020 në gjendje të rënduar me Infiltrim pulmonar bilateral dhe sëmundje shoqëruese: Insuficiencë renale kronike, Hemodializë të rregullt, Anemi sekondare, Fibrilatio atriorum permanens, Kardiomiopati kronike.

Nga data 08 shkurt deri më 12 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 10.387 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 919 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 12 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.311.913 raste të COVID-19 dhe 290.597 raste të vdekjes.

QYTETARË TË NDERUAR!

JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!

RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!
PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!

AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ

QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!” thuhet në komunikatë.

Të ngjashme