24 vjeçari dënohet me 6 muaj burgim për shpërndarje të materialeve për ISIS-in

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar 24 vjeçarin, Berat Qamili, me gjashtë muaj burgim për shpërndarje të materialeve që përkrahin grupin militant, Shteti Islamik (IS), në rrjetet sociale.

“Sot është bërë shpallja e aktgjykimit dhe Gjykata e shpalli të fajshëm klientin tim duke e dënuar me gjashtë muaj burg efektiv,” ka thënë, avokati Gazmend Ismajli për Radion Evropa e Lirë.

Aktakuza ndaj Qamilit nga rrethi i Mitrovicës është ngritur në janar të vitit 2018 nën dyshimin se ka kryer veprën penale “bashkim ose pjesëmarrje në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake apo parapolicore, në organizimet grupore ose individualisht jashtë territorit të Republikë së Kosovës.”

Avokati Ismaili ka thënë se klienti i tij e kishte pranuar fajësinë dhe me këtë rast Gjykata ka marrë për bazë rrethanat lehtësuese.

Qamili ishte arrestuar në 2017 dhe më pas i ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej tre muajve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme