Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kavajës.
Rreth orës 19:30, në rrugën “Josif Budo”, shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që po drejtonte dhe për pasojë ka goditur 4 automjete të parkuara anës rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime të lehta dhe është transportuar në spital për kontroll mjekësor, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit./A2CNN