Simona, është një vajzë italiane 24-vjeçare që punon si eskortë në vende të ndryshme të botës, kryesisht në Dubai e Paris.
Në një intervistë për median italiane “Libero” ajo ka rrëfyer se sa paguhet në ditë për të shoqëruar sheikët, shuma që nisin nga 500 Euro e lart. Pagesa rritet nëse sheikët arabë kërkojnë të bëjnë seks me vajzat eskortë.
– Kush janë klientë?
Princat arabë, milionerë.
– Në cilat vende udhëtoni?
Dubai, Kuwait, Londër, Paris.
– Sa paguheni në ditë?
Paguhemi nga 500 deri në 2000 Euro në ditë.
– Çfarë lloj vajzash kërkojnë arabët?
Ata nuk kërkojnë modele apo të dobëta. I duan të bëshme dhe me forma. Gjatë udhëtimeve, vajzat janë shoqëruese. Paguhen mirë që t’i argëtojnë, të shkojnë në klube, në festa. Në qoftë se një princ kërkon të bëjë seks me një vajzë, ofron një shifër 5 mijë Dollarë ose më shumë. Nëse vajza nuk pranon, ai të nesërmen e dërgon në shtëpi.
– A janë të mbrojtura marrëdhëniet seksuale?
Ata na detyrojnë që të bëjmë analizat e gjakut dhe kontrollet e tjera që marrëdhëniet seksuale të jenë të mbrojtura.
– Çfarë moshe kanë klientët arabë?
Zakonisht janë shumë të rinj, rreth 25-30 vjeç, por ka edhe burra të pjekur.
– Si janë arabët në shtrat?
Brutalë, të egër. Nuk janë të kujdesshëm apo pasionantë si italianët. Seksi zgjat disa minuta.