24 vjet më parë, NATO nisi bombardimet për të ndalë brutalitetin e regjimit serb në Kosovë. Kjo ngjarje sot shënohet në Kosovë përmes disa ngjarjeve.
Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela, derisa përkujtoi këtë ngjarje, nxori edhe shifrat e të civilëve të vrarë në Kosovë gjatë fushatës së bombardimeve të NATO-s.
“Sot shënojmë 24 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s kundër Jugosllavisë që çoi në liri, paqe dhe shtetësi për Kosovën. Gjatë 78 ditëve të fushatës ajrore të NATO-s, policia dhe ushtria e Serbisë vranë mbi 6200 civilë shqiptarë të Kosovës, mes tyre 400 fëmijë”.
Vela këtu bëri edhe një ndërlidhje me luftën që aktualisht po zhvillohet në Ukrainë.
“Në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, kjo është e barabartë me mbi 120,000 civilë të vrarë, mes tyre 8,000 fëmijë, në vetëm 78 ditë. Kosova ka mbi 1600 të zhdukur që nga lufta. Këto janë faktet nga të cilat regjimi i Serbisë sot po përpiqet të fshihet”.
Për këtë ngjarje ka shkruar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
“24 vjet më parë, NATO vendosi të veprojë për njerëzimin dhe të ndalojë spastrimin etik në Kosovë. Pas 78 ditësh bombardime, Millosheviqi u dorëzua dhe Kosova u çlirua. Ndërsa trupat e NATO-s marshuan brenda, ata morën një mirëpritje prej heronjsh”.
Today we mark the 24th anniversary of @NATO’s intervention against Yugoslavia that led to freedom, peace and statehood for #Kosovo.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 24, 2023
During 78 days of the NATO air campaign, #Serbia’s police and military killed over 6,200 Kosovo Albanian civilians, among them 400 children.
1/2 pic.twitter.com/3aZt7ijdwv
Për këtë ngjarje ka shkruar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
“24 vjet më parë, NATO vendosi të veprojë për njerëzimin dhe të ndalojë spastrimin etik në Kosovë. Pas 78 ditësh bombardime, Millosheviqi u dorëzua dhe Kosova u çlirua. Ndërsa trupat e NATO-s marshuan brenda, ata morën një mirëpritje prej heronjsh”.
#OTD 24 years ago, @NATO decided to act for humanity and stop the ethic cleansing in #Kosovo!
— Vlora Çitaku 🌻 (@vloracitaku) March 24, 2023
After 78 days of bombing, Milosevic surrendered, and Kosovo was liberated.
As NATO troops marched in, they received heroes welcome! #Kosovo #NATO #NeverForget pic.twitter.com/lx7MLWMBe5
Ndërkaq, sot në Gllogjan shënohet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.
Në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj do të shkojë edhe kryeministri Kurti me kabinetin e tij.