Policia e Kosovës përgjatë një viti ka punuar vazhdimisht në shtimin e sigurisë për qytetarët e vendit.
Madje në kuadër të kësaj hyjnë edhe vendimet e mëdha lidhur me sigurinë shtetërore.
Por, pavarësisht përpjekës së shtuar të zyrtarëve policor për të ofruar siguri në gjithë vendin, gjatë vitit 2017 janë regjistruar 24 raste të vrasjeve dhe qindra tentim vrasje.
Të dhënat e policisë për punën njëvjeçare të tyre tregojnë se përgjatë 12 muajve në pranga të autoriteteve kanë përfunduar hiq më pak se 10 mijë qytetarë për vepra dhe incidente të ndryshme, ku shumë prej tyre ishin dërguar në qendra të mbajtjes e disa edhe ishin liruar në procedurë të rregullt.
Gjithnjë sipas të dhënave zyrtare të policisë, nga janari deri në dhjetor, policia ka gjetur dhe konfiskuar mbi 10 mijë armë dhe mbi 15 mijë copë municionesh të ndryshme.