Armëpushimi i Krishtlindjes së vitit 1914 meriton të kujtohet çdo vit në përvjetorin e 25 dhjetorit përmes historisë së protagonistëve të saj. Në parathënien e librit “Armëpushimi i Krishtlindjeve”, Alan Cleaver shkruan se nata e Krishtlindjes shënoi fundin e javëve të shiut të rrëmbyeshëm. Kur shiu pushoi, një acar i fortë mbuloi të gjithë peizazhin dhe kur ushtarët u zgjuan e gjetën veten të zhytur në dëborë: një Krishtlindje e bardhë e vërtetë.
Siç raporton dëshmia e një ushtari britanik:
Unë kisha 50 burra në togën time para betejës dhe në fund mbetën 29. Shumica e të tjerëve u plagosën. Data 25 dhjetor, ishte një ditë shumë ndryshe, ne i kaluam Krishtlindjet në paqe në vend që të vazhdonim të qëllonim njëri-tjetrin. Disi u vendos një armëpushim dhe ne biseduam me gjermanët midis llogoreve.
Në një moment, një ushtar gjerman u tregon të tjerëve një objekt të pazakontë në kohë lufte: nuk është një pushkë, por një top futbolli.
Në fund të fundit, nuk duhet shumë për të luajtur një ndeshje, vetëm një top i hedhur në qendër të fushës dhe loja fillon, të gjithë duket se janë dakord menjëherë.
Këtu ushtarët britanikë dhe gjermanë ndahen në dy ekipe kundërshtare dhe fillojnë të luajnë.Ndeshja e futbollit vazhdon për një gjysmë ore, në fund gjermanët fitojnë 3 me 2. Pastaj këtu gjithçka përfundoi siç filloi, ushtarët kthehen pa dëshirë në llogoret e tyre.
Në disa zona ishim vetëm 100 metra larg tyre dhe folëm gjithë natën. Ata gjithashtu u ofruan të luanin futboll. Në kthim do t’ju tregoj përsëri për transformimin e pabesueshëm që ndodhi në agim të ditës së Krishtlindjes. Asnjë e shtënë nuk është gjuajtur sot dhe ngrica është ende e paprekur në tokën e ngrirë. Një ndryshim i bukur pas shiut.
Pas armëpushimit, lufta rifillon, por ushtarët refuzuan të qëllonin armikun me të cilin ishin vëllazëruar. Si ndëshkim, ushtarët britanikë dërgohen në frontin e Verdunit, ndërsa gjermanët në frontin lindor. Për një ditë e një natë të vetme, gjermanët dhe anglezët nuk kishin qenë më armiq dhe ishin bashkuar në një përqafim vëllazëror.