Hyri në dhomën e referëve, ky është dënimi që e mori sot kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi është gjobitur me 300 euro nga Komisioni Disiplinor i shkallës së parë i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Numri 1 i kampionit kosovar ishte futur në dhomën e gjyqtarëve në ndeshjen derbi me Dritën duke biseduar dhe duke debatuar me ta, me ç’rast i kishte thyer rregullat dhe për këtë e mori dënimin sot, shkruan.
Më poshtë mund ta lexoni arsyetimin e këtij Komisioni për gjobitjen e kreut të klubit Portokalli.

“Kryetari i FC ”Ballkani”, Arsim Kabashi. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, derisa gjyqtarët ishin në zhveshtoren e tyre, hynë edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kishte kërkuar sqarime lidhur me ndërprerjen e një akcioni të mysafirve dhe e kishte kërcnuar gjyqtarët: ”Në pjesën e dytë do ta shihni nëse më dëmtoni”. Pas këtij kërcënimi gjyqtari kryesor kishte kërkuar nga policia largimin e ti nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe delegatit të ndeshjes Drita-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)”, shkruan në vendimin e Komisionit Disiplinor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme