25 diplomatë vizitojnë Manastirin e Deçanit pasi QUINT i kërkoi Qeverisë t’ia regjistrojë 24 hektarët

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Pas thirrjes së BE-së dhe ambasadorëve të shteteve të QUINT drejtuar Kosovës që “të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”, sot dhjetëra diplomatë të huaj në Kosovë kanë shkuar në vizitë në Manastirin e Deçanit.

Për këtë ka njoftuar ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili publikoi edhe pamje nga kjo vizitë.

“Sot shijuam një vizitë tjetër të këndshme në Manastirin e Deçanit, si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, së bashku me 25 kolegë. Në emër timin dhe kolegëve të mi dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Atin Sava për mikpritjen e tij”.

Të ngjashme