Sokrati, i cilësuar si një nga themeluesit e filozofisë perëndimore, u quajt dikur njeriu më i zgjuar në botë nga Orakulli i Delfit. Kur Sokrati dëgjoi që orakulli kishte bërë një vlerësim të tillë, ai besonte se kjo deklaratë qe e gabuar. Sokrati tha:”Unë di një gjë:që nuk di asgjë”. Si mundet që njeriu më i zgjuar i botës të mos dijë asgjë?
E dëgjova këtë urtësi paradoksale për herë të parë nga mësuesi im në shkollë, kur isha 14 apo 15-vjeç. Ajo pati një ndikim kaq të fortë mbi mua, saqë e përdora thënien e Sokratit si strategjinë time të të mësuarit. Ne mund të mësojmë shpejt gjëra, por shpesh harrojmë gjëra të ngjashme, dhe nganjëherë duhet t’i kujtojmë vetes gjërat që kemi mësuar. Më poshtë po rendis 25 nga gjërat që më kanë mësuar tjerët.
Mos thuaj kurrë “S’mundem më!”. Në vend të saj thuaj “Po e provoj njëherë!”
Ankesa është një nga shpërdorimet më të mëdha të kohës. Ose bëni diçka në lidhje me të, dhe në qoftë se nuk mundni, thjesht heshtni.
Këta janë familja dhe miqtë juaj më të mirë. Nëse s’ keni familje, krijojeni një të tillë. Shumica e njerëzve në jetën tuaj janë vetëm vizitorë. Familja është përjetë.
4 .Mos e filloni një marrëdhënie nëse nuk keni rënë në dashuri
Unë e kam bërë këtë më shumë se sa një herë. Ju mund të pëlqeni dikë dhe mendoni:”Edhe ne mund ta bëjmë një gjë të tillë”. Nuk është një ide e mirë. Ju ose keni rënë ose jo në dashuri. Mos gënjeni veten. Nuk është e drejtë as për ju, dhe as për personin tjetër.
Unë nuk e kam bërë këtë deri kohët e fundit. Një trup i shëndetshëm, është pikënisja e gjithçkaje në jetë. Nëse s’mundeni të ndërtoni një trup të shëndetshëm dhe të fortë, çfarë mund të ndërtoni në jetë?
Jo, mbajtja e një ditari nuk është punë fëmijësh. Ai iu ndihmon të bëheni një mendimtar dhe shkrimtar më i mirë. “Unë s’dua të jem shkrimtar”- mund të mendoni ju. Ok, po sa e-maile dhe mesazhe dërgoni çdo ditë? Gjithëkush është një shkrimtar.
Thuaji ‘faleminderit’ çdokujt dhe për çdo gjë. “Faleminderit për këtë ditë të bukur”. “Faleminderit për email-in tuaj”. “Faleminderit që ishit atje për mua”.
Në fund të gjithë ne vdesim, a mendoni realisht se ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit për ju?
Mos jini kaq frikacakë.
Nëse dëshironi të bëheni i aftë në diçka, ju duhet kaloni vite më rradhë në atë lloj pune. Por s’mund ta bëni këtë nëse lëvizni nga njëra industri tek tjetra. Zgjidhni një industri që e doni dhe fillojeni nga fundi. Do të gjeni rolin e përsosur për veten tuaj.
Kur e gjeni veten në një situatë kur të gjithë shohin njëri-tjetrin, është koha të udhëhiqni. Ju jeni një udhëheqës, kur vendosni të bëheni i tillë. Nuk ka asnjë pikë nistore apo ndonjë emërim. Është thjesht një vendim.
Në fakt nuk është kështu. Por ju duhet ta mësoni veten të mos e vrisni mendjen për paratë. Mos u bëni shumë të ndërvarur nga gjërat që zotëroni – përndryshe, do të jenë sendet ato që do t’iu zotërojnë ju.
Unë nuk po them që duhet të jeni një peshë e lehtë. Ju mund të jeni dikush që nuk ia ndjen për një situate të caktuar, dhe sillet me butësi ndaj saj. Thjesht mos i fyeni njerëzit, duke menduar se jeni më të mirë se ata, apo të veproni si një idiot.
Duhet të stërvisni trurin të qëndrojë vigjilent. Nuk jeni të detyruar të lexoni një libër në ditë, për të mësuar çdo ditë. Mësoni nga gabimet tuaja. Mësoni nga njerëzit përrreth jush – jini të hapur ndaj asaj që ata mund t’iu mësojnë.
Edhe nëse e doni lëvizshmërinë tuaj, dhe çdo ditë iu duket si një pushim, duhet të merrni kohë për të pushuar. Mos harroni kurrë:jeni njeri dhe jo një android.
Vetëm pse njerëzit bëjnë zgjedhje të ndryshme nga e juaja, ata nuk janë budallenj. Gjithashtu, ju nuk dini çdo gjë në lidhje me ta, kështu që mos i gjykoni, por ndihmojini ata.
Mjafton të jeni të përgjegjshëm, kjo është e gjitha. Ne të gjithë kemi familje, fatura për të paguar, dhe vetë problemet tona. Mos bëni gjithmonë gjithçka vetëm për veten.
Mos mbani shënime. Do të bëheni një person i hidhur nëse e bëni këtë. Falini vetes kënaqësinë e të dhuruarit. Nëse merrni diçka në kthim, shumë mirë, por nëse jo nuk ka asnjë problem.
Ne, si një specie, thjesh ekzistojmë. Mos u mundoni të kuptoni gjithçka. Gëzojeni udhëtimin tuaj.
Më pëlqejnë klishetë, pasi janë të vërteta. Sidomos kjo. E dini pse? Gjithkush thotë se e di këtë, por askush nuk jeton sipas kësaj motoje. Ndjekim vetëm gjërat e mëdha.
Po, po, ju jeni një individ, dhe njerëzit duhet t’iu marrin seriozisht, e kuptoj. Por në fund të ditës, ne të gjithë jemi një tufë milingonash që përpiqemi të ndjekim të njëjtat gjëra. Kthjellohuni.
Çfarë problemi ka? Doni t’i ndëshkoni ata? Mos ua bëni këtë njerëzve. Gjithashtu mos fajësoni as veten – jeni thjesht qënie njerëzore.
Jo për të lënë një trashëgimi, pasi gjithësesi nuk do të jeni këtu përgjithmonë për ta parë atë, por për të qenë i dobishëm. Kompozoni muzikë, shkruani një libër, ndërtoni një tryezë, çdo gjë. Do të ndjeheni mirë me veten, plus që jepni diçka që njerëzit ta përdorin apo kënaqen më të.
Reflektimi mbi të shkuarën, është i mirë vetëm për një gjë:të mësuarit.
Mos qëndroni ulur, bëni diçka. Pa veprim, nuk ka asnjë rezultat. Ju mund të dini shumë. Por, ashtu si Sokrati, ju dhe unë nuk dimë asgjë. Prandaj duhet të vazhdojmë të mësojmë.