Ne të gjithë duam të jetojmë një jetë të lumtur dhe të suksesshme. Dhe për ta bërë këtë, shumica prej nesh vendosim edhe qëllime që duam t’i arrijmë shpejt ose vonë në jetën tonë. Pavarësisht nëse këto synime të dëshiruara janë të lidhura me jetën tonë familjare, karrierën, studimet, jetën sportive, apo ndonjë çfarëdolloj vetë-përmirësimi, arritja e tyre është një nga çelësat e jetës së lumtur që duam të kemi.
Mjerisht, ka shumë njerëz të cilët për arsye të ndryshme, dështojnë në mënyrë të vazhdueshme të përmbushin qëllimet e tyre. Në fakt, ka edhe shumë të tjerë që s’kanë asnjë aspiratë apo vizion. Këta të fundit zakonisht jetojnë pa ndonjë pretendim, duke kryer një punë pa ndonjë perspektivë dhe përsëritur saktësisht çdo ditë rutina e tyre të mërzitshme.
Për të shmangur këtë shpërdorim të tmerrshëm të kohës së çmuar që ju është dhënë, është e rëndësishme të keni disa ëndrra dhe qëllime në jetën tuaj, dhe më e rëndësishme akoma t’i ndiqni ato. Nëse jeni një nga ata që hasin vështirësi në realizimin e qëllimeve që i keni vendosur vetes, atëherë lexoni më poshtë 25 këshilla që do t’iu ndihmojnë në arritjen e synimeve tuaja.
25. Merrni një angazhim. Arritja e çdo objektivi kërkon një angazhim të madh. Nëse ju mungon angazhimi për qëllimet që i keni vendosur vetes, s’do të arrini kurrë t’i realizoni ato. Ju duhet ta filloni procesin nga e para ose të vendosni një objektiv tjetër.
24. Shfrytëzoni pjesën më të madhe të kohës tuaj. Koha është një nga të paktat gjëra në jetën tonë që s’mund të kthehet pas, dhe kjo është arsyeja pse është e domosdoshme ta shfrytëzojmë pjesën më të madhe të saj, duke u përqendruar tek gjërat që na çojnë më afër qëllimeve tona.
23. Thjeshto-jini qëllimet tuaja. Është diçka e mirë të keni synime të mëdha, por ndonjëherë është më mirë t’i ndani ato në grupe synimesh të vogla, të cilat do të jenë më të lehta për t’u përmbushur.
22. Jini të dobishëm për të tjerët. Është më se e vërtete ajo thënia e vjetër “Jepni dhe do të merrni”. Nëse ndihmoni njerëzit e tjerë të arrijnë qëllimet e tyre, ata mund t’iu ndihmojnë të arrini tuajat.
21. Mendo pozitivisht. Kjo tingëllon si një klishe, por të qenit pozitiv mund t’iu ndihmojë vërtet të mbërrini qëllimet tuaja. Pesimizmi dhe të menduarit negativisht, mund të sabotojnë të gjithë procesin.
20. Motivimi mund të ketë më shumë rëndësi se talenti. Talenti shpesh mbivlerësohet. Njerëz të talentuar nuk do të ketë sukses në jetën e tyre, nëse s’kanë motiv dhe vendosmëri të mjaftueshme në çdo gjë që bëjnë.
19. Ndiqni gjurmët e progresit tuaj. Kjo shumë e rëndësishme, pasi ju kujton përherë se përpjekja juaj s’ka qenë e kotë dhe ju motivon për të vazhduar më tej.
18. Mundohuni të merreni në fillim me detyrën më të vështirë. Nëse e përballoni atë me sukses, çdo gjë tjetër do të jetë shumë më e lehtë.
17. Mos ua vini veshin mohuesve. Nëse ju tregoni njerëzve mbi ambiciet dhe planet tuaja, shumë prej tyre me siguri do të përpiqen t’iu largojnë nga ndjekja e ëndrrave tuaja. Injorojeni ata, dhe dëgjoni zërin tuaj të brendshëm që thotë se mund ta bëni këtë.
16. Mos kini turp të kërkoni ndihmë. Qëllimet tuaja mund të jetë personale, por kjo s’do të thotë që duhet të mbështeteni vetëm tek vetja ndërsa punoni për arritjen e tyre. Kërkimi i ndihmës apo mbështetjes nga dikush që ju i besoni është absolutisht diçka normale.
15. Tregoni miqve dhe familjes tuaj. Llogaridhënia para miqve dhe familjes tuaj, do t’ju motivojë të përmbushni atë që keni vendosur të bëni.
14. Shkruajeni në kalendarin tuaj. Nëse caktoni një datë të caktuar për qëllimin tuaj, keni më shumë gjasa për të arritur atë, ndërsa do t’iu nxisë të bëni diçka tjetër.
13. Jini realistë. Mos u detyroni që pas një dështimi të vendosni qëllime, të cilat janë padyshim përtej aftësive tuaja. Është diçka normale të keni ëndrra të mëdha, por ato duhet të jenë të arritshme për ju.
12. Mos kini frikë të rishqyrtoni dhe rishikoni planet tuaja. Është normale të bëni ndryshime dhe modifikime të qëllimeve tuaja, për sa kohë që ato mbështesin atë që kërkonit fillimisht të bënit.
11. Sigurohuni të kremtoni çdo sukses. Festimi i çdo suksesi që arrini gjatë rrugës drejt qëllimit përfundimtar, do ta bëjë më të lehtë e më të këndshëm ecjen përpara drejt tij.
10. Mos u sforconi të jeni normalë. Vetëm ata që janë të vendosur për të qenë mbi mesataren, mund të arrijnë gjëra mbi mesataren në jetën e tyre.
9. Mësoni nga gabimet tuaja. Nëse keni bërë një gabim gjatë përpjekjes për të arritur qëllimin tuaj, mësoni prej tij dhe bëni më mirë herën tjetër. Mos u dekurajoni nga dështimi.
8. Sigurohuni të njihni realisht anët e forta dhe dobësitë tuaja. Kjo është thelbësore kur vendoset një qëllim.
7. Mos u shpërqendroni nga idetë e reja. Qëndro-jini qëllimit tuaj origjinal, dhe ndiqni vetëm një rrugë deri në fund.
6. Jini këmbëngulës. Mundohuni të bëni të paktën një hap të vogël drejt secilit nga qëllimet tuaja, çdo ditë apo javë.
5. Njihni qëllimin tuaj. Vendosja e një qëllimi është një gjë, por njohja se pse vërtet doni ta arrini atë është gjithashtu shumë e rëndësishme, pasi do t’iu motivojë të vazhdoni të ecni përpara në momentet më të vështira.
4. Identifikoni pengesat e mundshme. Mendimi paraprak mbi pengesat e mundshme, iu jep mundësi për të dalë me disa ide mbi atë sesi do t’i përballoni ato.
3. Imagjinoni për një moment çdo ditë çfarë ndjesie e shkëlqyer do të jetë pasi të keni mbërritur qëllimet tuaja. Kjo mund të rrisë ndjeshëm motivimin dhe vendosmërinë tuaj për të mos hequr dorë dhe vazhduar deri në fund.
2. Vendosni qëllimet tuaja në një mënyrë të tillë, që të mund të lidhen drejtpërdrejti me besimet dhe pasionet e jetës tuaj. Kjo do t’i bëjë ato më të arritshme për ju.
Mbani një foto të asaj që dëshironi. Parja e fotoje që tregon atë që përpiqeni të arrini (qoftë kjo një një makinë të re apo një trup muskukoz) do t’iu ndihmojë të qëndroni të fokusuar tek qëllimi.