Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe nënpresidenti Gazmend Maxhuni, kanë zbuluar detajet e organizimit të edicionit të tetë të Ditës Olimpike 2019, që organizohet më 27 maj 2019.
Dita Olimpike organizohet këtë herë në 25 komuna, ndërsa pjesëmarrës janë fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë DSC_1020.JPG DSC_1021.JPG DSC_1027.JPGsë Kosovës (2008).
KOK do ta organizojë Ditën Olimpike më 27 maj, pasi pikërisht në këtë datë, 27 vjet më parë u themelua Komiteti Olimpik të Kosovës.
“Për dallim prej viteve tjera, ku gjashtë edicione janë zhvilluar vetëm në Prishtinë, ndërsa vitin e kaluar në shtatë regjione, këtë herë Dita Olimpike 2019 do të organizohet në 25 qytete. Bëhet fjalë për më tepër se 10 mijë fëmijë, të cilët do të vrapojnë në të njëjtën kohë. Pra përpjekjet tona dhe falë edhe ndihmës së komunave, janë që në ora 9:30 të gjithë fëmijët e lindur në vitin e Pavarësisë së Kosovës, të vrapojnë dhe të japin mesazhin për t’u marrë me sport, që është edhe qëllimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar”, deklaroi ndër të tjera presidenti Hasani në konferencën e organizuar për shtyp.
Presidenti Hasani më tej shtoi se qëllimi i KOK-ut është që këta fëmijë të vrapojnë gjatë tërë jetës së tyre, derisa ftoi të gjithë prindërit, gjyshërit dhe qytetarët tjerë të jenë të pranishëm në sheshet e komunave të tyre.
Komunat në të cilat do të organizohet Dita Olimpike 2019 janë: Prishtina, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica, Gjakova, Vushtrria, Podujeva, Skënderaj, Suhareka, Drenasi, Vushtrria, Dragashi, Obiliqi, Kaçaniku, Deçani, Malisheva, Fushë Kosova, Rahoveci, Shtimja, Klina, Vitia, Istogu, Kamenica, Juniku dhe Hani i Elezit.
Prizreni dhe Peja, janë dy prej komunave të mëdha dhe të vetme që nuk iu bashkuan këtij projekti.
Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, foli për të ftuarit që do të jenë në ceremoninë hapëse nëpër komuna dhe të cilët do ta bëjnë edhe më madhështore këtë ditë.
“Për ta bërë edhe më të rëndësishme këtë ditë, kemi ftuar gjithë liderët shtetëror, të jenë pjesëmarrës në komuna të ndryshme për ta bërë hapjen. Deri më tash ministri i Sportit, Kujtim Gashi e ka konfirmuar ftesën, sikurse kampionia Olimpike Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj, Driton Kuka, ish-presidentja Atifete Jahjaga, Mehmet Bogujevci, ish boksier i mirënjohur, derisa jemi në pritje të konfirmimit edhe nga kryeministri, presidenti e kryeparlamentari. I ftuar është edhe ylli i futbollit tonë, Milot Rashica”, deklaroi Haxhijaj, duke falënderuar gjithë kryetarët e komunave dhe drejtorët që iu bashkuan këtij projekti.
Kryetari i Komisionit për organizimin e kësaj dite, Gazmend Maxhuni, ftoi të gjithë të jenë të pranishëm, në mënyrë që t’i shtyjmë fëmijët të merren me sport.
Dita Olimpike 2019 do të organizohet kryesisht nëpër sheshet e qyteteve, ndërsa mbahet në të njëjtën ditë (27 maj) dhe fillon në të njëjtën orë (9:30).