Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit 43 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid.
Nga kjo shifër, 23 pacientë janë konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 9 pacientë po presin rezultatet, 11 pacientë pritet të testohen, 25 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 5 pacientë janë në CPAP maskë.
“Ju rikujtomë qytetarëve se spitalet po mbushen, të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!
•Une vendos maskë të të mbroj ty!
•Ti vendos maskë të më mbrosh mua!
• Bashkë i mbrojmë”, thuhet tutje në apelin e spitalit.