250 euro gjobë për pronarin e dyqanit që shiste produkte ushqime me afat të skaduar

Prishtinë | 15 Gus 2018 | 16:12 | Nga

Inspektorët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Skenderaj kanë gjobitur me 250 euro pronarin e një dyqani që shiste produkte ushqimore me afat të skaduar.

Sipas raportit të kësaj drejtorie, inspektimi u krye me kërkesë të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë dhe se në dyqanin në rrugën “Azem Bejta” janë gjetur produkte ushqimore me afat të skaduar, në vlerë 50 euro.

Malli është konfiskuar, teksa pronari u gjobit me 250 euro, ka njoftuar komuna e Skenderajt.

Kjo komunë ka apeluar qytetarët që të paraqesin raste të tilla tek organet përkatëse.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme