Që nga janari i këtij viti e deri më sot kanë ndërruar jetë 26 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nga ana e tyre përfaqësues të OVL-së, thonë se ish- ushtarët nuk po respektohen sa duhet.
Hysni Gucati nga OVL e UÇK-së thotë se institucionet e vendit nuk po i trajtojnë si duhet ish-ushtarët e UÇK-së.
“Që nga janari e deri më sot kanë vdekur mbi 26 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Institucionet e vendit dhe qeveria nuk po i trajtojnë si duhet ushtratët e Kosovës ashtu siç e meritojnë”, ka thënë Gucati në një bisedë për Indeksonline.
Gucati ka folur edhe për pensionet, e që sipas tij nuk janë të mjaftueshme.
“Sa i përket pensioneve nuk janë të mjaftueshme, këto janë ndihma sociale dhe jo pensione”, ka thënë tutje ai gjatë intervistës.
Gucati konsideron se ish- ushtarët e UÇK-së dikur dhanë shumë, andaj meritojnë pensione më të mira.
“Tash janë ndihma sociale dhe jo pensione, ne kërkojmë nga qeveria që t’i ngritin sa më shpejt”, ka shtuar ai.