26 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Krasniqi: Histori suksesi e lirisë dhe demokracisë

Prishtinë | 24 Mar 2025 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, duke e cilësuar atë si një histori suksesi të lirisë dhe demokracisë.

“26 vjet më parë, bota e lirë i doli zot historisë. Në një moment vendimtar për popullin tonë, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli ynë po luftonin kundër gjenocidit të pushtuesit serb, NATO ndërhyri në Kosovë”, theksoi Krasniqi.

“Sot, 26 vjet më pas, Kosova është një shtet i lirë dhe sovran, një histori suksesi e lirisë dhe demokracisë në rajon”, tha ai.

Në këtë përvjetor, Krasniqi kujtoi dëshmorët e rënë për liri, duke përçuar respektin dhe ngushëllimet për familjet e tyre.

“Mirënjohje e përjetshme NATO-s dhe të gjithë atyre që qëndruan në anën e duhur të historisë. Falë ndërhyrjes së saj, Kosova është e lirë, dhe liria jonë është e përhershme”, përfundoi ai.

Të ngjashme