Princi Harry dhe Meghan Markle pritet që gjatë verës të kurorëzojnë fejesën me martesë.
Çifti ka ftuar mijëra personalitete të sferave të ndryshme jetësore, duke përfshirë, këngëtarë, aktorë dhe politikanë.
Por, dyshja ka menduar edhe për një befasi tjetër, pasi që ka vendosur që të ftoj edhe 2640 persona, të cilët nuk janë të njohur për opinionin publik.
Rreth 1200 persona që do të lejohen në oborret e kështjellës vijnë nga shërbyesit e komuniteteve.
Të ftuarit do të përfshijnë gjithashtu edhe 200 njerëz bamirës që mbështetin në aktivitetet e tyre Harryn dhe Meghanin.
Do të jenë të pranishëm rreth 100 nxënës nga dy shkolla lokale, 610 anëtarë të komunitetit të Windsor Castle dhe 530 anëtarë të Shtëpisë Mbretërore.
Theksojmë se çifti mbretëror do të martohet në Chapel të Saint Georget në Kështjellën Windsor më 19 maj, ku pritet ta shikojnë miliona njerëz përmes ekraneve televizive.