Princi Harry fillon punën e tij të parë

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry ka shtuar së fundmi një punë tjetër në CV e tij, pasi hoqi dorë nga titujt mbretëror dhe u largua përfundimisht nga pallati së bashku me Meghan. E! News shkruan që Duka i Sussex është bërë drejtues në BetterUp Inc., i cili është një aplikacion që ofron trajnim profesional dhe këshillim për shëndetin mendor.

Sipas bashkëthemeluesit dhe CEO së këtij programi, Alexi Robichaux, Princi Harry si anëtar i skuadrës drejtuese të BetterUp, do të zgjerojë punën që bën për vite me radhë, pasi ai edukon dhe frymëzon komunitetin e tyre për rëndësinë e përqëndrimit në shëndetin mendor.

Harry është shprehur shumë i lumtur që i është dhënë mundësia për t’u bërë pjesë e kësaj kompanie dhe për të ndihmuar njerëzit për t’i kthyer dhimbjet në qëllim të mirë dhe për t’i dhënë prioritet shëndetit mendor.

Më herët ai ka treguar se ka pasur shumë probleme me shëndetin mendor pas vdekjes tragjike të nënës së tij, Princeshë Dianës. Në lidhje me këtë temë ai diskutoi së bashku me partneren Meghan Markle, në intervistën përballë Oprah Winfrey, që bëri xhiron e botës.

“Unë besoj fuqimisht se përqendrimi në aftësitë tona mendore na njeh me potencialet që kurrë nuk i dinim se i kishim brenda nesh. Të qenit i harmonizuar me mendjen tuaj dhe të paturit një strukturë mbështetëse rreth jush, janë thelbësore për të gjetur versionin më të mirë të performancës. Ajo që kam mësuar në jetën time lidhet me fuqinë e shndërrimit të dhimbjes në qëllim. Gjatë qendrimit tim në ushtri, mësova se nuk kemi nevojë vetëm të ndërtojmë qëndrueshmëri fizike, por edhe qëndrueshmëri mendore. Dhe në vitet që nga ajo kohë, kuptimi im lidhur me çfarë do të thotë qëndrueshmëri – dhe si mund ta ndërtojmë atë – është formuar nga mijëra njerëz dhe ekspertë që kam qenë me fat të takoj. Përveç kësaj filozofie të përbashkët, ajo që tërhoqi vëmendjen time në lidhje me BetterUp ishte se misioni i kompanisë për të gjetur potencialin tek njerëzit kudo kërkon nevojë për inovacion, ndikim dhe integritet. Ekipi i tyre e ka bërë atë punë për vite me rradhë. Më bëri përshtypje edhe shkalla dhe mundësia e ndikimit – aftësia për të ndryshuar jetën e miliona njerëzve për mirë, përmes një kombinimi të lidhjes njerëzore, teknologjisë kryesore dhe shkencës së sjelljes.”– u shpreh princ Harry sot.

Në rolin e tij të ri, Princi Harry do të përqendrohet në katër fusha kryesore duke përfshirë zgjerimin e komunitetit të BetterUp.

Përveç punës së tij me BetterUp, Princi Harry dhe Meghan Markle më parë kanë nënshkruar marrëveshje me Netflix dhe Spotify teksa verën e kaluar, E! News konfirmoi se çifti nënshkroi me Harry Walker Agency.

Dyshja do marrë pjesë në diskutime dhe takime me shoqata tregtare, koorporata dhe forume të ndryshme, për të folur për drejtësinë, barazinë gjinore, shqetësimet mjedisore dhe shëndetin mendor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme