Kishte nxitur reagime të ashpra me deklaratën për aktgjykimin e Speciales, Hargreavës tregon çka diskutoi me Çitakun

Prishtinë | 05 Nën 2026 | 21:14 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar Vlora Çitakun, të cilën e ka uruar për emërimin e saj si udhëheqëse në detyrë e PDK-së.

Krahas, fotografive nga takimi, ambasadori ka shkruar se pret me kënaqësi të punojë me Çitakun gjatë muajve në vijim.

“Diskutuam shqetësimet e partisë lidhur me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe u pajtuam për rëndësinë e sigurimit që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe obligimeve të saj ndërkombëtare”, shton ai.

Të ngjashme