27 organizata dhe 6 individë të shoqërisë civile mbështesin Këshillin Shtetëror të Cilësisë

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

27 organizata dhe 6 individë të shoqërisë cilive kanë nënshkruar deklaratë të përbashkët për mbështjetjen e Agjensisë së Kosovës për Akreditim.

Përmes kësaj deklarate ata kanë  kërkuar nga  kryeministrit, ministri i arsimit, dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, siq thuhet në njoftim të tërhiqen nga presioni publik që po i bëjnë Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

“Ne të poshtëshënuarit, përmes  kësaj deklarate të përbashkët konfirmojmë vendosmërinë tonë qytetare për cilësi në arsimin e lartë përmes ruajtjes së pavarësisë së institucioneve arsimore. Përmes kësaj deklarate i kërkojmë me ngulm kryeministrit, ministrit të arsimit, dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, të tërhiqen nga presioni publik që po i bëjnëAgjencisë së Kosovës për Akreditim. Po ashtu u kërkojmë atyre të mos marrin asnjë veprim për çështjet e akreditimit pasi kjo do të ishte në kundërshtim me ligjet në fuqi, me parimin e funksionimit të pavarur të Agjencisë së Akreditimit dhe në kundërshtim të hapur me interesat e studentëve. Përjashtimi eventual i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga asociacioni evropian ENQA për shkak të ndërhyrjes në pavarësinë e saj, do t’i kushtojë studentëve të Kosovës, diplomat e të cilëve do të zhvleftësohen dhe procedurat për vazhdim të studimeve jashtë vendit do të vështirësohen.

Ne zotohemi se do të bëjmë gjithçka qëështë në duart tona si qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe grupe të tjera aktive, për të mos lejuar cenimin e pavarësisë së Agjencisë së Kosovës për Akreditim dhe institucioneve të tjera të arsimit në vendin tonë”.

ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim

KEC – Qendra për Arsim e Kosovës

Admovere

GLPS – Grupi për Studime Ligjore dhe Politike

D4D – Demokraci për Zhvillim

KFOS-Fondacioni për Shoqëri të Hapur

PIPS-Instituti i Prishtinës për Studime Politike

KCSF – Kosovo Civil Society Foundation

ATRC – Advocacy Training and Resource Center

CDF – Community Development Fund

CEL – Centre for Equality and Liberty

FES- Friedrich Ebert Stiftung, zyra në Prishtinë

IPOL

Ec Ma Ndryshe

KDI-Instituti Demokratik i Kosovës

Lëvizja FOL

IKS-Iniciativa Kosovare për Stabilitet

OJQ Global Shapers Community Prishtina

ISDI-Iniciativa për Zhvillim dhe Integrim Social

Terre des Hommes Kosovo

KYC – Kosovar Youth Center

YIHR-Youth Initiative for Human Rights

BPRG-Balkans Policy Research Group

Demokracia Plus

OJQ Mileniumi i Ri

OJQ Qendra e Rinisë Drenas

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist

Individët

Veton Surroi – Shkrimtar

Imer Mushkolaj – Analist

Hekuran Murati-analist

Berat Buzhala – Gazetar

Nora Ahmetaj – Aktiviste e të drejtave të Njeriut

Jeta Berisha – Aktiviste

Të ngjashme