Ditën e sotme u raportua për një viktimë tjetër të COVID-19 në Shqipëri.
Vdekja e një 27-vjeçari nga Kavaja nuk kishte të bënte me Coronavirusin, por me probleme shëndetësore të të riut në lidhje me një sëmundje të lindur të gjakut.
Reagimi për këtë çështje ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka përgënjeshtruar lajmet se 27-vjeçari ka ndërruar jetë nga Coronavirusi.
MSH bën me dije se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti vascular cerebral.
Që nga fillimi i pandemisë 123 persona në Shqipëri kanë humbur jetën nga 4466 raste të rezultuara pozitive me COVID-19.