Për vdekjen e 27-vjeçarit, Triumf Islamit në Ferizaj, ka shkruar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.
Përmes një postimi në Facebook, Qalaj thotë se pavarësisht pse nipi i tij Triumfi iku shpejt, ai do mbetet gjithmonë në zemra e tyre.
“Edhe pse ike shumë shpejt, kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Qofsh i parajsës, Triumf. U prehtë në paqe shpirti yt, nipi im i dashur”, ka shkruar Qalaj.