Spitali i Gjakovës ka publikuar raportin 24 orësh për pacientët e hospitalizuar.
Aktualisht në Spitalin e Gjakovës, 45 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për koronavirus.
Nga kjo shifër, 30 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 2 pacientë kanë dalë negativ dhe 9 pacientë po presin rezultatet.
Tutje, spitali njofton se 4 pacientë do të testohen, teksa 28 pacientë janë me oksigjenoterapi.
“Dy pacientë janë në CPAP maskë dhe dy të tjerë janë në respiratorë”, njofton spitali.
“COVID-pozitiv aktiv janë: 4 mjekë 15 infermierë dhe 3 nga stafi mbështetës”.
Spitali vijon apelin për respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së.