Ilir Meta e Monika Kryemadhi, 28 vite më parë kanë shkëmbyer puthjen e parë.
Këtë ditë të veçantë, Monika e ka kujtuar me anë të një video në Instastory.
Ajo publikoi videon e një çifti në ditën e dasmës të cilët shfaqen duke kërcyer me njëri-tjetrin.
Në videon e publikuar kryetarja e LSI-së ka etiketuar bashkëshortin, presidentin Ilir Meta, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me një emoji duke kërcyer si dhe emojin e një çifti.
Edhe pse të angazhuar me punë, të dy gjejnë kohë t’i dedikojnë urime speciale në data të veçanta.